• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas zhurmës së madhe të krijuar në rrjet, reagon Elvana Gjata: Pranojeni jetën me tana

 

 

Vendimi i jurisë në natën finale të festivalit të ‘RTSH-së’ shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet. Ndjekësit e këngëtarëve nuk ranë dakort me vlerësimin e pikëve, duke e quajtur këtë të fundit të padrejtë.
Pas gjithë postimeve në rrjet, Elvana Gjata ka zgjedhur të reagojë mbrëmjen e sotme me anë të një postimi plot dashuri në llogarinë e saj në rrjetet sociale.
“Refuzoj të flas në këto raste, por më duhet ta bëj. Arilena, nuk është faji yt dhe të uroj me gjithë zemër vetëm sukses. Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, por edhe fansat e rinj europian për dashurinë, mbështetjen që më keni dhënë që ditën që ‘Me tana’ doli. I kam parë të gjitha sondazhet e ju kam parë të këndoni e kërceni me syte e mi çdo ditë, e ju pashë dhe në sallë me duart lart. Ju kam dëgjuar kur thërrisni emrin tim plot zjarr, në festivale në Diasporë dhe në Prishtinë, e dëgjova dhe dje në Tiranë si kurrë më parë në jetën time. Zemra plot. Kam punuar fort e do punoj deri sa të kem frymë. Puna s’më ka hedhur poshtë kurrë, as balta e helmi, me apo pa porosi. Faleminderit jurisë europiane për vlerësimin maksimal. U gëzova shumë. Dashni më fal, as 2 pikëshi i Mikaelës s’mundet me ma ndal. Pranojeni jetën me tana, gëzojeni jetën me tana. Mezi pres projektet e reja”, ka shkruar Elvana krah postimit të saj më të fundit në ‘Instagram’ ku ka pasur menjëherë mbështetjen në komente të gjithë ndjekësve besnikë ndër vite, por dhe personazheve të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar.
Kujtojmë se Gjata u rendit në vendin e dytë, në një garë midis 12 këngëtarësh në natën finale të festivalit të ‘RTSH-së’. Performanca e kuruar deri në detaje e ‘Me tana’ ngriti në këmbë gjithë publikun prezent në sallën e pallatit të Kongreseve./revistawho.com

View this post on Instagram

Refuzoj te flas ne keto raste, por me duhet ta bej… Arilena… nuk eshte faji yt dhe te uroj me gjithe zemer vetem sukses💜! Dua te falenderoj te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen por dhe fansat e rinj Europiane per dashurine,mbeshtetjen qe me keni dhene qe diten qe #metana doli! I kam pare te gjitha sondazhet e ju kam pare te kendoni e kerceni kengen me syte e mij cdo dite, e ju pashe dhe ne salle me duart lart! Ju kam degjuar kur therrisni emrin tim plot zjarr ne festivale ne Diaspore dhe ne Prishtine,e degjova dhe dje ne Tirane si kurre me pare ne jeten time!Zemra plot! Kam punuar fort e do punoj deri sa te kem fryme!Puna sme ka hedhur poshte kurre, as balta e helmi,me apo pa porosi! Flm jurise europiane per vleresimin maximal😍U gezova shume! Dashni me fal as 2 pikeshi Mikaeles s’mundet me ma ndal! Pranojeni jeten ME TANA Gezojeni jeten ME TANA Mezi pres projektet e reja😍🙏🏻

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on