• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas xhirimit të shfaqjes së ‘Klanifornia’ pa publik, Delinda Disha ka këtë mesazh për të gjithë

Mbrëmjen e sotme, spektakli i humorit ‘Klanifornia’ ka zgjedhur të shfaqet në ekran pa prezencën e publikut, i cili i ka shoqëruar çdo puntatë.

Ky vendim ka ardhur pas gjithë masave të marra në vend për mbrojtjen e secilit person nga virusi ‘Covid 19’.

Aktorja e humorit, Delina Disha ka treguar me anë të një postimi se si ka qenë mbrëmja e sotme për të.

“Faleminderit për mesazhet tuaja. U ndjeva shumë bosh që e xhirova shfaqjen pa publik, por më besoni, më keni mbushur zemrën plot sonte dhe me moton #unëqëndrojnështëpi. Le ta përballojmë bashkë ‘Covid 19”, ka shkruar Disha krah postimt të fundit në ‘Instagram’.

Edhe ndjekësit kanë lënë një sërë komentesh, duke i treguar mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe./revistawho.com