• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas xhirimeve në Paris, Xhensila Myrtezaj zbulon titullin e projektit më të fundit muzikor

Projekti i saj më i fundit muzikor ishte ai i cili erdhi në bashkëpunim me artistin e njohur, Pirro Çako me titull ‘Sekreti Im’, ndërsa së fundmi Xhensila ka zbuluar se është duke u përgatitur për një tjetër këngë. Me anë të disa fotove të kapura në kryeqytetin e dashurisë, Parisit, Myrtezaj ka treguar për të gjithë fansat të cilët kanë qenë në pritje për një kohë të gjatë, se do të sjellë një projekt më titull ‘Je t’aime’.

View this post on Instagram

Je T’aime #Coming soon 🎼

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

“Sa të perëndoj dhe hëna, me ty po du me u nis, me një tango në Paris”, shkruante artistja në një prej posteve të saj më të fundit në llogarinë në ‘Instagram’.

Nga pamjet duket se Xhensila është kujdesur t’i përshtatet totalisht fabulës së këngës, pasi ka veshur një xhaketë të gjatë të kuqe së bashku me beretin në po të njëjtën ngjyrë në kokë. Nuk dihet ende një datë ekzakte rreth këtij publikimi, megjithatë duket se ky projekt nuk do të vonojë edhe shumë, pasi fansat e Xhensilës janë duke pritur plot kuriozitet./revistawho.com