• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas vlerësimit nga Aurela Gaçe, Marsela Çibukaj i përgjigjet me këto fjalë

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Aurela Gaçe nuk ngurroi të tregojë publikisht vlerësimin e saj për këngën që Marsela Çibukaj solli këtë vit në ‘Kënga Magjike’, duke e vlerësuar këtë të fundit si një super artiste.

Ndërsa pak më parë ka qenë vetë Marsela ajo e cila ka ndarë emocionet e këtij momenti. “Më bëhet zemra mal, kur zëri im, kënga ime, muzika e bukur, teksti i kërkuar, vlerësohen nga artistë që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin shumë muzikës dhe publikut shqiptar, kanë qenë dhe janë shembull frymëzimi për të gjithë ne si me talent, punë të palodhshme, energji të pakursyer lihen gjurmë në zemrat e njerëzve. Ju jam mirënjohëse pafund”, ka shkruar Çibukaj në postimin e fundit në rrjetet sociale. Ashtu siç kuptohet Marsela është ndjerë mjaft mirë nga vlerësimi i ardhur nga Aurela Gace dhe këtë e ka treguar edhe me anë të fjalëve të zgjedhura në ‘Instagram-in’ e saj./revistawho.com