• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Instant Articles, Lajme

Pas vitesh dyerve të gjykatave, del vendimi për kujdestarinë e çiftit Jolie-Pitt

Angelina Jolie dhe Brad Pitt do e ndajnë kujdestarinë e fëmijëve të tyre së bashku. Sipas ‘Us Weekly’ që ka siguruar dokumentet, një gjykatës ka vendosur në favor të aktorit të njohur. “Në dëshmitë e dorëzuara në gjykatë ka shumë pika të rëndësishme që duhen parë, por kujdestaria duhet ndarë duke iu përshtatur edhe kërkesave të zotit Pitt, në interes të fëmijëve”, shkruhej në dokument.

Pas vitesh të tëra nëpër dyert e gjykatave, Angelina dhe Pitt më në fund po i japin drejtim kësaj çështjeje. Kjo është hera e parë që një gjykatës merr vendim në favor të Brad Pitt. Prej hyrjes në fuqi të këtij vendimi dy aktorët do ndajnë kohën që shpenzojnë me fëmijët dhe do kenë kujdestari të përbashkët të: Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, dhe binjakëve Knox e Vivienne./revistawho.com