Mbrëmjen e kaluar, Loredana publikoi projektin e saj të fundit muzikor, në të cilin kishte zgjedhur të sqaronte gjithçka ka ndodhur me të muajt e fundit në jetën private. Reperja bëri pjesë të videoklipit dhe ish-partnerin e saj, Mozzik, i cili mbante në krahë Hanën.
Ndërsa ditën e sotme artistja publikoi një video në ‘Instastory’, në të cilën shfaqet Hana duke kënduar dhe kërcyer me këngën e mamit dhe babit të titulluar ‘Eiskalt’.
Në video dallohet e qeshura e Loredanës me reagimin e vajzës, për të cilën ka treguar se do të vazhdojë gjatë gjithë kohës të punojë edhe si një nënë beqare./revistawho.com