Kinematografia shqiptare ka disa ikona që kanë lënë gjurmë në artin tonë. Dy nga ata janë Roza dhe Dhimitër Anagnosti, çifti i bashkëshortëve artistë që i njohim të gjithë, veçanërisht brezi që e ka arritur filmin shqiptar në ditët e tij më të mira. Eduart Grishaj na i solli sot në kujtesë me anë të një fotoje krah tyre, ku shkroi: “Ikonat e kinematografisë. Shembull për t’u ndjekur”. Ata nuk përdorin rrjete sociale, por herë pas here artistë të ndryshëm na i sjellin në kujtesë edhe aty.
Duket se kafen e sotme, Eduarti ka vendosur ta pijë me Rozën dhe Dhimitrin, por nëse pas këtij takimi fshihet edhe mundësia për një bashkëpunim mes regjisorit dhe artistëve, ende nuk e dimë./revistawho.com