Sot Marsela Çibukaj i vuri pikën talentit për të prezantuar. Për një ditë, ajo i zuri vendin Ardit Gjebreas në “E diela shqiptare”, duke qenë se moderatori është infektuar me Covid e duhet të marrë pushim. Marsela drejtoi rubrikën “Ka një mesazh për ty”, me shumë profesionalizëm dhe mund të themi me plot gojën që i dha dritë ekranit me paraqitjen e saj.
Përmes një statusi në rrjete sociale Marsela falenderoi stafin për mikëpritjen dhe u shpreh se kjo ishte një eksperiencë shumë e bukur që i solli jo vetëm të ftuarve emocione, por edhe vetë asaj.
“Për një ditë, pjesë e familjes së madhe të E diela shqiptare me një detyrë që mu besua nga vetë Ardit Gjebrea. Një ftesë që prita me shumë kënaqësi dhe përgjegjësi. Falenderoj shumë staff-in e mrekullueshëm e të djelës më të dashur nga shqiptarët prej vitesh për mirëpritjen e tyre.
Falenderoj shumë tē gjithë ju për mesazhet shumta që më keni dërguar.
Një eksperiencë shumë e bukur për mua ku kuptova nga afër se sa shumë punë me përkushtim dhe profesionalizëm bëhet për të sjellë tek publiku emisione kaq të bukura dhe plot emocion.
Arditit shërim dhe kthim sa më të shpejtë në shtëpinë e tij në TV Klan”-u shpreh Marsela.
Marsela ka prezantuar gjithashtu edhe “Festivalin e 11 të Këngës” dhe emisionin “Turni i tretë” në RTSH.
View this post on Instagram