• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas suksesit të albumit të fundit, Mozzik rezervon surprizën më të bukur për fansat e tij

Pak ditë më parë, Mozzik solli albumin e fundit muzikor të titulluar ‘Mozzart’, i cili u prit mjaft mirë nga ndjekësit e reperit.

Së fundmi me anë të një postimi në llogarinë e tij, Mozzik ka treguar se ka vendosur t’i takojë nga afër fansat e tij. Ai ka shkruar se ka prodhuar 30 mijë Cd të albumit të fundit muzikor dhe do të vizitojë çdo qytet të Kosovës për t’i dhuruar ato personalisht dhe për ti falenderuar të gjithë për mbështetjen e tyre.

Mozzik ka kërkuar prej ndjekësve të tij vetëm të respektojnë radhën me maska dhe doreza duke u kujdesur secili për shëndetin.

Ky lajm është pritur me shumë fëzim nga fansat e reperit, të cilët prej kohësh kanë treguar se janë mbështetja e tij më e madhe në çdo kohë./revistawho.com

View this post on Instagram

Shihemi ❤️🤟🏻 #MOZZART #2EUROGANG

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on