• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas suksesit me Soulking, Dhurata Dora bashkëpunon me këtë reper të njohur ndërkombëtar

Dhurata Dora është një nga këngëtaret më të suksesshme të ‘showbiz-it’ shqiptar. Prej disa kohësh ajo ka sjellë projekte muzikore të cilat janë kthyer menjëherë në hite dhe numërojnë miliona klikime në kanalin e ‘Youtube’. Së fundmi me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka zbuluar se shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim muzikor me reperin e njohur gjerman, Azet. Dhurata ka publikuar një pjesë të këngës në videon ku shfaqet pranë artistit, ndërsa reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme. Nuk dihet ende data fikse se kur Dora do ta publikojë këtë projekt, megjithatë kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim. Kujtojmë se një nga bashkëpunimet më të suksesshme të Dhuratës ka qenë ai me SoulKing, me këngën ‘Zemër’ e cila numëron miliona klikime tashmë./revistawho.com

View this post on Instagram

🔥🔥🔥🔥🔥🔥 @kmn_azet

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on