• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas Stines flet dhe ish-partnerja e tij: Nuk e di nëse dua të bashkohem me të

Stine dhe partnerja e tij, Grazia, në dhjetor të 2018 i dhanë fund marrëdhënies së tyre disavjeçare. Pavarësisht se ata të dy janë ndarë, duket se fansat e dyshes së njohur nuk janë mësuar ende me këtë ide. Grazia ka hapur në ‘Instagram’ opsionin “Ask me a question” dhe nuk ka arritur t’u shpëtojë pyetjeve në lidhje me Stinen. Dikush prej ndjekësve e ka pyetur nëse dëshiron të kthehet sërish me këngëtarin dhe ajo ka lënë të kuptohet se historia e tyre e dashurisë nuk është mbyllur përfundimisht. “Dëshirat dhe ndjenjat e brendshme nuk më pëlqen t’i shpreh. Do ishte një fjalim i gjatë…Jam në një fazë që as vetë nuk e di. Nuk di as vetes t’i jap një përgjigje të saktë, ndaj nuk them as po, as jo. Kam nevojë për kohën. Ajo tregon çdo gjë dhe më lejon të shoh atë dhe çdo gjë në vijim”, – është shprehur Grazia.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë në emisionin “Pasditja Ime” në “RTSH”, Stine tha se nuk dëshiron të thotë se lidhja mes tyre ka filluar apo ka mbaruar. Kujtojmë se dyshja e njohur janë edhe prindër të një vajze, e cila quhet Estia. /revistawho.com