• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas spekulimeve për jetën e tij private, Adrian Gaxha pranon publikisht se është në një lidhje dashurie

Këngëtari i njohur nga Kosova, Adrian Gaxha, duket se pas shumë kohësh ka gjetur sërish dashurinë e tij. Disa muaj më parë ‘Prive’ zbuloi se 35-vjeçari ishte në një lidhje me një vajzë me inicialet S.D nga qyteti Ferizaj i Kosovës. Vajza në fjalë mbante dhe vazhdon të ketë akoma në ‘bio-n’ e saj në ‘Instagram’ shkronjën A të emrit të artistit. Ndërsa pas kaq kohësh Gaxha ka pranuar ekskluzivisht për ‘Prive’ se është ende në një lidhje, duke mos shtuar detaje të tjera.

“Ajo çfarë keni raportuar ka qenë dhe është ende e vërtetë”,- u shpreh këngëtari duke konfirmuar dhe njëherë lidhjen e tij të dashurisë. Kujtojmë se deri më tani, Adriani ka preferuar të jetë tepër ‘hermetik’ përsa i përket jetës private, duke mbajtur larg gjatë gjithë kohës vëmendjen e mediave nga kjo pjesë./revistawho.com