• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas shumë udhëtimeve, Sofia Richie është zyrtarisht pjesë e familjes Kardashian

Raporti i të dashurës së Scott Disick, Sofia Richie me familjen Kardashian-Jenner ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e ndjekësve. Modelja ka qenë gjithmonë pranë Kourtney-t, Kim apo gjithë pjesëtarëve të tjerë të familjes, teksa ata kanë festuar ditëlindjet e tyre.

Burime ekskluzive kanë treguar së fundmi për ‘Hollywoodlife’ se Rich konsiderohet si pjesë e familjes Kardashian tashmë dhe se nuk do të mungojë në asnjë aktivitet të tyre. Prej kohësh Sofia është miqësuar edhe më shumë me motrën e vogël të Kourtney-t, Kylie, me të cilën ka publikuar edhe foto apo video të ndryshme.

Ndonëse diku prezenca e Sofia-s mund t’i bezdiste, tashmë ato veprojnë bashkë si një familje. Kujtojmë se në disa raste, modelja ka udhëtuar me partnerin e saj dhe ish-të dashurën e tij, Kourtney për të shijuar pushimet me 3 fëmijët që Scott ka me Kardashian./revistawho.com