Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson kanë qenë për shumë kohë kryefjala e mediave rozë.
Pas kohës në karantinë bashkë, duket se dyshja ka vendosur t’i japë një tjetër shanc raportit të tyre.
Fansa kanë menduar se Khloe dhe Tristan janë fejuar për shkak të një unaze me diamant në dorën e miliarderes, megjithatë ky lajm ka rezultuar të jetë i pavërtetë.
Khloe ka vendosur t’i shohë gjërat qetë me Tristan dhe të mos nxitohet në vendimet e saj ndonëse këtë periudhë kanë kaluar shumë mirë bashkë.
Kujtojmë se çifti i dha fund lidhjes së tyre në fillim të 2019-ës për shkak të tradhëtisë së Thompson me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods./revistawho.com