Emisioni i Ellen Degeneres u anullua përkohësisht në kanalin numër 9 në Australi pas akuzave të stafit të saj të punës.
Së fundmi burime për ‘Daily Mail’ kanë konfirmuar lajmin se programi do të rinisë transmetimin në datë 22 shtator.
Pas diskutimeve dhe negociatave të shumta, programi do të jetë sërish pjesë e formateve të ndryshme në kanalin 9, pas disa muajsh pauzë.
Kujtojmë se momentalisht emisioni është duke u ndjekur ligjërisht, ndërsa Degeneres i ka kërkuar falje stafit, duke pohuar se nuk është perfekte dhe mund të ketë gabuar me ta.