• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Pas rrëmujës në rrjet, e merr fjalën Bora: Semi nuk ka pëlqim joshoqëror për Donaldin, për të cilin gëzoj respekt

Bora Zemani është bërë pjesë e lajmeve të ditëve të fundit, prej ndodhive në Big Brother VIP, pa qenë vetë protagoniste e programit. Arsye është raporti i Semit me Donaldin që prej fillimit të spektaklit. Donaldi, siç tashmë e dini është ish-partneri i Borës, ndërsa Semi, mikesha e saj më e mirë, me të cilën e kemi parë shpesh edhe në postimet e saj në ‘Instagram’. Pas gjithë lajmeve dhe diskutimeve që kanë qarkulluar së fundmi, Bora ka vendosur të reagojë si rrallë herë me postime në ‘Instagram’.

“Më duhet t’i përgjigjem absurditetit që po ndodh! Sado të përpiqem të jem indiferente siç bëj gjithmonë, e kam të pamundur kur shoh që përmendet emri im çdo ditë me lajme, thashetheme e të folura pa takt. Kam punuar me përulësi që 16 vjeç dhe pa dashur kurrë të fitoj në publik vëmendje të pamerituar. Asnjëherë nuk kam besuar që gjërat fitohen qyl duke ndenjur e duke u marr me llafe. Në fakt kam dashur ta meritoj vëmendje vetëm përmes punës sime dhe kurrë prej jetës personale. Ndoshta më keni parë shpesh në median rozë, por jo prej dëshirës sime, ua siguroj. Kjo duket dhe nga fakti që duroj shumë duke mos reaguar sado budallallëqe thuhen dhe shtohen e shtohen përditë. Unë shoh gjithmonë punën dhe jetën time, pa përmendur e pa përfshirë askënd tjetër, aq më tepër duke përdorur apo keqpërdorur dikë tjetër. Nuk jam rritur në kurriz të askujt e për këtë jam krenare”, e nisi fjalën ajo.

Dhe më tej, Bora foli specifikisht për Donaldin dhe Semin duke folur me bindje se asnjë prej tyre nuk do shkonte përtej shoqërisë.

“Kjo eksperiencë nuk më takon mua, por Semit dhe Donaldit dhe ata janë të lirë të sillen e ta shfrytëzojnë si të të duan. Di të them që ata kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë edhe jashtë prej meje. Nuk dyshoj në asnjë moment që Semi të ketë pëlqim më shumë se shoqëror për Donaldin. Nga ana tjetër edhe pse prej kohësh nuk jemi bashkë, unë dhe Donaldi gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe nuk do krijonim asnjëherë situata të tilla. E shoh thjeshtë mbështetje dhe krah për njëri-tjetrin. E kuptoj që duhet të komentoni, por mos ekzagjeroni e mbi të gjitha mos shpifni”, mbyll fjalën Bora.

Kjo është ndër të paktat raste kur moderatorja ka reaguar për lajmet që qarkullojnë online./revistawho.com