• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas reagimit të ashpër lidhur me bizneset, Renato Mekolli vendos të largohet nga Shqipëria drejt këtij vendi të largët

Një ditë më parë, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli reagoi mjaft i revoltuar në një postim të bërë në llogarinë e tij në ‘Instagram’. Si sipërmarrës Renato pohoi në postim se kushtet e vendosura nga shteti kanë bllokuar totalisht bizneset dhe po i çojnë drejt falimentit.

Pas kësaj deklarate, ditën e sotme, Renato ka treguar në një intervistë për Ilva Taren se shumë shpejt do të largohet drejt Los Angeles, ku ka ndërmend të zhvillojë biznesin e tij.

“Jemi në një situatë tragjike. Restorantet prej 3 muajsh nuk kanë punë. Ndihmë nga shteti nuk ka aspak, është një situatë kaosi. Vërtetë ne kemi një orar deri në orën 21:00, por atëherë dalin të gjithë njerëzit dhe janë të qetë për të shijuar ndonjë darkë. Po falimentojnë bizneset, jashtë kanë mbështet nga shteti këtu nuk ka asnjë lloj mbështetje. Kjo është qesharake. Në një kohë normale në kuzhinën time duhet të ishin 15 veta, tani janë 7 persona. Këtu çalon gjithçka se asnjëri nuk ka besim, ka dhe interesa personale dhe të gjithë nuk bëhen bashkë. Kjo situatë të bën që të dalësh nga vetja dhe të thuash se ky vend nuk është për të jetuar. Shikoj që nuk kam mbështetje nga shteti dhe njerëzit që na drejtojnë, situata është absurde. Do të largohem nga Shqipëria dhe ia kam vënë syrin Los Angeles. Dëshira ime është që të jap pasionin dhe dëshirën time dhe të ndjej që ajo që jap të më kthehet”, pohoi Mekolli gjatë intervistës.

Renato nuk tregoi detaje të tjera, ndonëse i pyetur nëse reagimi i tij ishte një formë presioni, tregoi se gjithçka ishte shumë e vërtetë pasi situata në vend është shumë e vështirë tanimë./revistawho.com

View this post on Instagram

@euronews_albania @ilva_tare

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on