• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas publikimit të linjës së re të syzeve, Kim Kardashian akuzohet për kopjim nga Diet Prada

Kim Kardashian ka lançuar së fundmi dy koleksione të reja të syzeve të diellit, në bashkëpunim me dizenjuesen gjermane, Carolina Lemke. Mirëpo duket së një tjetër dizenjues, Diet Prada, ka vënë në dukje se një prej modeleve të syzeve nga koleksioni i miliarderes, ngjason tmerrësisht shumë me syzet e Emilio Puci, syze të cilat ajo i ka mbajtur vitin e kaluar në muajin gusht.

Diet publikoi në ‘Instagram’ të dyja modelet e syzeve për të treguar ngjashmërinë mes tyre. Më pas shtoi duke iu drejtuar Kim Kardashian se nuk është aspak mirë të përdorësh emrin e dikujt tjetër për të promovuar koleksionin tënd.

Pavarësisht këtyre postimeve, 38-vjeçarja ka zgjedhur mos të japë asnjë përgjigje publike deri më tani./revistawho.com