• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Pas publikimit të fotove intime, ‘Elif’ e inatosur me mediat

Edhe pse është ndër të paktat artiste që u ka qëndruar larg skandaleve, kohët e fundit as Tuba Buyukustun nuk u ka shpëtuar dot atyre. Aktorja e njohur për rolin e ‘Elifit’ në “Diamante dhe dashuri”, pasi i dha fund martesës 6-vjeçare me aktorin dhe producentin e njohur Onur Saylak, u përfol për një lidhje të re me biznesmenin Umut Evirgen, me të cilin flitet se shumë shpejt edhe do të martohet. Ditën e djeshme në media kanë qarkulluar disa foto ku çifti ishte duke bërë pushime në Turqi dhe pa ju interesuar publiku shkëmbenin puthje dhe përqafime me njëri-tjetrin.

Këto foto duket se ju kanë shkaktuar probleme me familjarët dhe Tuba e indinjuar nga kjo ka reaguar kundër mediave ku tregon se askush nuk është i ndershëm.

“Të dashur njerëz, e keni shumë me dëshirë të gjykoni apo jo? Mos ndoshta iu bën të ndiheni më të mirë sesa jeni realisht? Iu duket vetja të suksesshëm nëse gjykoni? Më të mirë? Më të ndershëm? Më të pafajshëm sesa jeni realisht? Nëse kjo gjë iu bën kaq të lumtur, mund të vazhdoni ta bëni”, ka shkruar aktorja.