• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas projektit të Ermalit, Ami bën dedikimin e ëmbël: Jam shumë e lumtur dhe krenare për ty

Ditën e sotme është publikuar kudo ‘trailer-i’ i filmit të Ermal Mamaqit dhe Elvana Gjatës, ‘2 Gisht Mjaltë’. Edhe pse një pjesë e shkurtër, filmi ka pasur shumë reagime pozitive nga publiku, mediat, apo vetë personazhet që janë pjesë e tij. Sigurisht, nuk mund të mungonte reagimi i Amit, e cila ka shkruar disa fjalë për projektin e bashkëshortit të saj. “Jam shumë e lumtur dhe krenare për ty, për këtë projekt zemër. Unë e di mirë sa e ke dashur ti këtë projekt, që ka lindur tek ti nga një ide, sa shumë dhe me përkushtim ke punuar që të kesh maksimumin e cilësisë dhe ekipin më profesionist krah teje. Por, duhet të them që pa një yll si Elvana Gjata, me gjithë talentin e saj në aktrim (që do i lërë pa fjalë njerëzit), ky film nuk do të ishte i njëjti. Mezi po pres t’i shohim sytë me lot nga të qeshurat në kinema gjatë premierës”, ka shkruar moderatorja. Ami dhe Ermali e kanë treguar shpesh herë që janë mbështetja më e madhe e njëri-tjetrit dhe ky postim vërteton sërish të njëjtën gjë. Përsa i përket filmit, nuk ka ende një datë të caktuar publikimi, por e presim së shpejti në çdo kinema./revistawho.com

CLOSE
CLOSE