• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pas problemeve me Brad Pitt, Angelina Jolie humb peshë në mënyrë drastike

Kjo periudhë nuk ka qenë aspak e qetë për Angelina Jolie. Seancat gjyqësore për fëmijët e saj me Brad Pitt duket se nuk kanë ndikuar aspak mirë në shëndetin e aktores. “Angelina gati nuk konsumon fare ushqim. Ajo ka humbur pothuajse 34.5 kilogramë gjatë këtyre muajve të fundit”, – ka thënë një burim për revistën ‘Star’. E gjithë gjendja e rënduar emocionale, ka ndikuar negativisht tek Angelina. I njëjti burim ka thënë se kjo mund të dallohet qartë në pamjen e saj, sepse për shkak të kilogramëve të humbur po kthehet në anoreksike. Për problemin e saj ka folur edhe një doktor, i cili ka thënë se kjo është një gjendje vërtet alarmante. Angelina është shfaqur për herë të fundit në publik në 27 gusht përkrah djalit të saj dhe nga fustani dalloheshin qartë linjat e saj të holla. /revistawho.com