• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas premierës së ‘Falco’ në Prishtinë, Bes Kallaku ka këto fjalë për shqiptarët e Kosovës

Mbrëmjen e kaluar, aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku mbajti premierën e projektit më të fundit kinematorafik të quajtur ‘Falco’. Ishte partnerja e tij, Xhensila ajo e cila ndau disa pamje me miqtë prezentë në sallën ku u shfaq filmi, aty ku Besi mbajti dhe një fjalim. Ndërsa ditën e sotme Kallaku ka zgjedhr t’i falenderojë të gjithë me anë të një postimi në ‘Instagram’. “Falenderim i veçantë për të gjithë miqtë e mi, shqiptarët e Kosovës. Mbrëmë në premierën e filmit ‘Falco’ në Prishtinë ma keni ngrohur zemrën. Faleminderit Shqipëri e përtej Drinit. Filmin e gjeni në ‘Cineplex’ Prishtinë çdo ditë. Gjithashtu edhe në ‘Cineplex’ Prizren. Zoti ju ruajt, faleminderit pafund. ‘Falco’ komedia më e çmendur shqiptare”, ka shkruar Kallaku bashkangjitur postimit më të fundit në ‘Instagram’.

Kujtojmë se premiera e parë e tij u mbajt në Tiranë në datë 20 nëntor, aty ku dhe u mirëprit nga të gjithë dashamirësit e Besit. /revistawho.com