Eni Çobani është një nga juristet më të famshme në Shqipëri, të cilën prej vitesh jemi mësuar ta shohim në rubrikën “Shihemi në gjyq”. Gjithmonë e kuruar në detaje Eni ka përcjellë në ekran imazhin e një zonje të vërtetë që gjithmonë di të zgjedhë çfarë vesh.
Me përfundimin e emisionit më 29 korrik, Eni ka nisur pushimet verore dhe duket sikur është komplet një njeri tjetër. Pa ‘make up’ me flokë të shkujdesur dhe veshje tipike verore ajo po kalon pushime mjaft të qeta pranë djalit dhe bashkëshortit. Gjithashtu pjesë të pushimeve ka bërë edhe miqtë e saj në rrjetet sociale me të cilët ndan herë pas here foto nga ditët e bukura.