• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas përfundimit të ‘Kënga Magjike 2019’, Adrola Dushi i dedikon fjalët më të ndjera personit që i dha forcë për këtë eksperiencë

Pas eksperiencës si moderatore së bashku me Ardit Gjebrean, në festivalin ‘Kënga Magjike’, Adrola Dushi ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të ndjera mikes së saj më të ngushtë, Xhesika Berberit.

“Me mijëra sy më shihnin, ndjesia orienton shikimin. Përtej atyre mijëra shikimeve hasa në vezullimin e vështrimin tënd. Ti ishe krahu i gjithë këtyre netëve që vetëm me një shikim me dhe atë që mua më duhej”, ka shkruar Dushi bashkangjitur fotos ku shihet e përqafuar me një nga mikeshat e saj më të mira në prapaskenat e festivalit.

Me siguri ky do të jetë një kujtim shumë i bukur për Adrolën, e cila provonte për herë të parë eksperiencën si moderatore. Kujtojmë se ‘look-u’ i saj gjatë tre netëve live ne spektaklin ‘Kënga Magjike’, tërhoqi jo pak vëmendjen e ndjekësve të cilët e komplimentuan për bukurinë e saj të rrallë./revistawho.com