• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas përfundimit të ‘Hell’s Kitchen Albania 2’, Renato Mekolli i dedikon këto fjalë gjithë stafit të ‘Top Channel’

Mbrëmjen e kaluar nata finale e ‘Hell’s Kitchen’ rezervoi shumë surpriza teksa zbuloi dhe fituesin e këtij edicioni. Ndërsa sot shefi i kuzhinës zgjodhi t’ i dedikojë fjalët më të mira televizionit të ‘Top Channel’ dhe stafin me të cilin ka punuar.

“Ia dolem Zefina 🙏🏻Faleminderit që ishe pranë meje, pranë nesh, faleminderit për qetësinë, për profesionalizmin, për sigurinë, për zgjuarsinë. Pra, faleminderit për çdo gjë bëre në këtë sezon. Një tjetër falenderim shkon për median më inovatore në vend, ajo që ka qenë gjithnjë dashamirëse me mua ‘Top Channel’,?faleminderit drejtorin z.Ben Blushi që më besoi, që e ka mbështetur këtë projekt që në ditën e parë, e që sot na garanton se ‘Hell’s Kitchen Albania’ do të vazhdojë. Faleminderit regjisorit Redi Treni, që goditi me idenë që në spotin e parë të ‘Hell’s Kitchen’ dhe deri në fund të emisionit, faleminderit mjeshtren që ka punuar me shumë dashuri në postproduksion një ‘show’ prej 20 orë xhirimesh, përqafime mjeshtren e montazhit Silva Babaramon, faleminderit stafin teknik që drejtohet nga i palodhuri Redi Neziri dhe gjithë stafin gjigand që punonin pa ndalim. Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e ‘Hell’s Kitchen Albania 2’. Faleminderit asistenten time në këtë edicion Albana Dulellari dhe gjithë konkurentëve. Ju kërkoj falje nëse kam reaguar më shumë dhe me keq së ç’duhej, por një lider duhet të kalojë nëpër shumë sfida, që të jetë profesionist, i apasionuar, serioz dhe i dashuruar me atë që ai ka ëndërr. Punoni fort dhe ndiqni ëndrrat tuaja, mos shihni kurrë lekët, oraret dhe pushimet në fillimet e karrierës suaj. Pasioni, ëndërrat dhe dashuria nuk kanë as orare, as pushime e as festa. Nëse bëni këto dhe duron atëherë do të jesh dikushi në jetë, përndryshe ndërroni profesion. Me respektin më të madh dhe me shumë dashuri për të gjithë ju. ‘Hell’s Kitchen Albania 3’ po vjen 😀Aplikoni në ‘Top Channel’

@zefinahasani @topchannelalbania”, ka shkruar Renato krah postimit të tij në rrjetet sociale ku shfaqet pranë autores së programit, Zefina Hasanit.

Me siguri mbrëmja e djeshme duhet të ketë qenë tepër emocionuese për Mekollin, pasi për herë të parë në publik ai u shfaq me nënën e tij, me të cilën solli pas disa kujtime mjaft të vyera./revistawho.com

View this post on Instagram

Ia dolëm Zefina 🙏🏻 Faleminderit që ishe pranë meje,pranë nesh, faleminderit për qetësinë, për profesionalizmin, për sigurinë,për zgjuarsinë. Pra, faleminderit për çdo gjë bëre në këtë sezon. Një tjetër falenderim shkon për median më inovatore në vend, ajo që ka qenë gjithnjë dashamirëse me mua Top Channel, faleminderit Drejtorin z Ben Blushi që më besoi,që e ka mbështetur këtë projekt që në ditën e parë,e që sot na garanton se Hell’s Kitchen Albania do të vazhdojë.Faleminderit regjisorit Redi Treni, që goditi me idenë që në spotin e parë të Hell’s Kitchen dhe deri në fund të emisionit, faleminderit mjeshtren që ka punuar me shumë dashuri në postproduksion një show prej 20 orë xhirimesh,perqafime mjeshtren e montazhit Silva Babaramon,faleminderit satafin teknik që drejtohet nga i palodhuri Redi Neziri dhe gjithë stafin gjigand që punonin pa ndalim. Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e Hell’s Kitchen Albania 2. Faleminderit asistenten time në këtë edicion Albana Dulellari dhe gjithë konkurentëve. Ju kërkoj falje nëse kam reaguar më shumë dhe me keq së ç’duhej, por një lider duhet të kalojë nëpër shumë sfida, që të jetë profesionist, i apasionuar, serioz dhe i dashuruar me atë që ai ka ëndërr. Punoni fort dhe ndiqni ëndrrat tuaja,mos shihni kurrë lekët, oraret dhe pushimet në fillimet e karrierës suaj. Pasioni, ëndërrat dhe dashuria nuk kanë as orare, as pushime e as festa. Nëse bëni këto dhe duroni atëherë do të jesh dikushi në jetë, përndryshe ndërroni profesion😉 Me respektin më të madh dhe me shumë dashuri për të gjithë ju RM! Hell’s Kitchen Albania 3 po vjen 😀 Apkikoni në Top Channel 🙏🏻 @zefinahasani @topchannelalbania

A post shared by Renato Mekolli (@renatomekolli) on