• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas performancës plot emocione në festivalin e ‘RTSH-së’, Eranda Libohova ndihet e lumtur për këtë arsye

Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Eranda Libohova ka performuar mbrëmjen e kaluar në natën e parë të festivalit të ‘RTSH-së’ krah artistëve të njohur si Marsela Çibukaj, Redon Makashi dhe Stine. Së bashku katërshja solli dhe njëherë për të gjithë publikun në sallë dhe teleshikuesit nga shtëpia disa nga këngët më të pëlqyera të artistit të njohur, Luan Zhegu, të cilat u kënduan njëherazi nga të gjithë. “Fest 58. Nata e parë. Sot jam ndjerë e mrekulluar kur spektator brezash këndoi njëzëri këngët e Luan Zhegut. Faleminderit muzikës së bukur shqipe që i qëndron kohës”, ka shkruar Libohova krah videos gjatë performancë së djeshme.

Artistët janë duartrokitur nga i gjithë publiku në sallë, të cilët kujtuan dhe njëherë disa prej këngëve më të bukura ndër vite./revistawho.com