• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas një lufte të gjatë, Rudina Dembacaj humb babain e saj: Më thave shpirtin

Ditën e sotme, aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj ka humbur babain e saj. Ajo ka publikuar një foto të tij në ‘Instagram’ dhe krahas saj shkruan fjalët prekëse: “I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumirë diell zemre! Shko pranë zotit, Rexhep Dembacaj”. Rudina ka treguar se i ati po luftonte prej kohësh dhe ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe ajo ka qenë gjithmonë pranë tij. Edhe ditëlindja pak ditë më parë, e gjeti në spital me dëshirën e vetme që babai i saj të bëhej më mirë por për fat të keq ai është ndarë nga jeta.