Drake dhe Rihanna janë komentuar gjatë në media për marrëdhënien e tyre të komplikuar. Si fillim dyshja u prezantuan për publikun si dy shokë mjaft të mirë, ndërsa më vonë ata patën një lidhje e cila nuk zgjati shumë. Por pak kohë më parë në ndarjen e çmimeve ‘VMA’ Drake i ngatërroi të gjithë me deklaratën e dashurisë, ku tregoi se ai e ka dashur atë që 22 vjeç. Lidhur me këtë situatë Rihanna ka preferuar të qëndrojë në heshtje për një kohë të gjatë dhe vetëm ditën e djeshme ka folur për revistën ‘Vogue’. E pyetur se si është marrëdhënia e saj me Drake, ajo në siklet ka treguar se nuk janë miq.
“Nuk jemi miq, por as armiq”, u shpreh Rihanna. /revistawho.com