• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas ndryshimeve të shumta, zbulohet kur nis sezoni i ri i “Portokalli”

Një ndër emisionet më të komentuar kohëve të fundit për shkak të lëvizjeve të shumta është “Portokalli”. Tashmë është bërë e ditur se regjisori Altin Basha është larguar. Po ashtu edhe dy moderatorët e emisionit Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi nuk do të jenë më pjesë e “Portokalli”. Megjithatë pavarësisht largimeve, duket se “Portokalli” po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri që i pret. Me anë të një video, Rezart Veleshnja ka treguar se emisioni i humorit rikthehet në tetor plot surpriza. Krah Rezit duken edhe aktorët e tjerë Irgen Çela, Egla Ceno dhe Florjan Binaj. Madje flitet se ky i fundit do të marrë drejtimin e “Portokalli”, pas largimit të Bashës. Megjithatë deri tani asgjë nuk është e sigurt ndaj na mbetet të presim për të parë çfarë do ndodhë në vazhdim.