• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas ndarjes së bujshme, Kendall Jenner dhe Ben Simmons shihen në të njëjtën festë

Kendall Jenner është parë së fundmi në të njëjtën festë në Malibu ku ndodhej dhe ish-i dashuri saj, Ben Simmos. Një burim ka zbuluar për ‘Eonline’ se Kendall shkoi menjëherë në tavolinën ku ishin Gigi dhe Bella Hadid, duke mos kontaktuar në asnjë moment me Simmons.

Megjithatë kjo ngjarje është komentuar gjerësisht në rrjet, sepse po në të njëjtën natë, Kendall ishte pranë të dashurit të saj aktual, Kyle Kuzma.

Kujtojmë se modelja e njohur dhe Ben i dhanë fund lidhjes së tyre më datë 1 maj të këtij viti, për shkak të axhendës së tyre tepër të zënë. Burimet shtuan se tashmë ata janë në një marrëdhënie normale miqësore me njëri-tjetrin dhe se ndoshta në të ardhmen mund të rikthehen sërish bashkë./revistawho.com