• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas ndarjes ish-i fejuari i Paris Hilton kërkon t’i kthehet unaza

Ditën e djeshme bëri bujë ndarja e Paris Hilton nga i fejuari Chris Zylka pas një lidhjeje 2 vjeçare. Shumë shpejt pritej që çifti të celebronte dashurinë me një ceremoni madhështore, por gjithçka është anuluar. Sipas ‘TMZ’ ka qenë Hilton ajo që i ka dhënë fund marrëdhënies dhe Chris tashmë i ka kërkuar t’i kthejë unazën. Kujtojmë se Zylka i ka propozuar në Aspen yllit televiziv me një unazë që kap vlerat e 2 milionë dollarëve. Siç mësohet nga media në fjalë, aktori nuk ja ka kërkuar ende unazën, por pritet ta bëjë shumë shpejt./revistawho.com