• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas mbarimit të “Gylperi”, ja cili serial fillon në Klan Plus

Serialit shumë të suksesshëm “Gylperi” i ka ardhur fundi në Klan plus. Ky serial mbyllet me një fund të lumtur, me personazhet kryesorë Gylperin, Kadirin, Xhanin, Bedrijen, Hasanin dhe Artemisin. Gylperi dhe Kadir vendosin ta kalojnë jetën së bashku dhe fëmijët e mbështesin vendimin e tyre. Përflitej se pas “Gylperisë” në Klan plus do të niste seriali “Her yerde sen” me aktorët Aybuke Pusat dhe Furkan Andiç. Mirëpo ky serial është anuluar dhe pas “Gylperisë” do të nisë seriali “Kryeqyteti Abdulhamid”. Seriali shumë i ndjekur historik do të transmetohet nga e hëna në të premte në orën 20:00. “Kryeqyteti Abdulhamid” do të nisë transmetimin në Klan plus më 30 mars.