• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas martesës së Meghan, ish-bashkëshorti i saj bën veprimin e papritur

Para se të martohej me Princ Harryn, aktorja Meghan Markle ka qenë e martuar me Trevor Engelson prej disa vitesh. Dyshja filluan lidhjen e tyre në vitin 2004 dhe në vitin 2011 u martuan. Pas dy vitesh martesë ata u divorcuan dhe shkak për këtë mendohet të jetë bërë largësia, pasi Meghan ishte shpërngulur në Toronto për xhirimet e filmit “Suits”.

Pas kësaj dyshja kanë vazhduar jetët e tyre të ndarë dhe vetëm pak javë më parë Meghan u martua me Princ Harryn në një dasmë madhështore. Duket se ky veprim nuk i ka pëlqyer ish-bashkëshortit të saj dhe mësohet se ai i ka propozuar të dashurës aktuale për martesë. Burimet tregojnë se kjo martesë u përshpejtua pasi Travor e ka bërë gjithë këtë për t’i treguar Meghan-it se edhe ai mund të jetë i lumtur.

Travor dhe partnerja e tij kanë vetëm pak muaj të lidhur dhe hapi i tij i ka habitur të gjithë./revistawho.com