• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas marshimit të suksesshëm nga sheshi ‘Nënë Tereza’, Luana Vjollca bën gëzuar për të gjithë

Marshimi i sotëm nga sheshi ‘Nënë Tereza’ drejt Kryeministrisë, Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë nga shumë vajza dhe djem për kauzën e ngritur kundër personave abuzues ndaj të miturve, tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave, ndjekësve në rrjetet sociale dhe personazheve të njohur të cilët u bënë pjesë e tij.

Së fundmi me anë të një postimi në ‘Instastory’, Luana Vjollca ka treguar gëzimin që ka ndjerë teksa ka parë se numri i pjesëmarrësve për zërin e ngritur në mbrojtje të femrave ka qenë tepër i madh.

“Gëzuar që sot ishim shumë, që sot ishim bashkë, për qenien më të fortë në botë. Për vajzat”, ka shkruar Vjollca në foton e fundit ku duket se po shijon një gotë vere.

Me siguri protesta e sotme ka bërë krenarë shumë njerëz, të cilët ndryshe nga çdo herë tjetër, pa dallime politike u bënë bashkë për një kauzë mjaft të rëndësishme të aktualitetit, atë të mbrojtjes së femrave./revistawho.com