• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas London dhe Roman, Sara Hoxha e ka të qartë kur do të sjellë në jetë një vajzë

Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Sara Hoxha ka vendosur që ditën e sotme t’i përgjigjet një sërë pyetjesh nga ndjekësit e saj në ‘Instagram’. Ajo ka treguar më shumë detaje rreth mënyrës së si e ka mësuar London me rregullat në shtëpi, por edhe detaje teksa ka qenë në pritje të ëmbël me dy djemtë e saj.

Një prej ndjekësve e ka pyetur Sarën se kur do të bëjë një vajzë, pasi ka sjellë në jetë dy djem.

“Sikur ta kishim të sigurt që do ishte vajzë, që nesër”, ka shkruar Hoxha krah postimit në ‘Instastory’, duke mos e fshehur dëshirën për të pasur edhe një vajzë. Me siguri nuk do të ishte çudi që në të ardhmen London dhe Roman të bëheshin edhe me një motër, pasi dëshira e Sarës dhe Ledionit nuk mungon./revistawho.com