Pasi e zbuluan, peshkatarët e kanë cilësuar si bisha “alien”. Peshku gjigand është gjetur në brigjet lindore të Kinës, dhe ka çuditur të gjithë banorët e zonës për përmasat dhe format e tij. “Bisha ‘alien’ ka një hundë të madhe dhe të zgjatur, sy të mëdhenj dhe të fryrë duke e dalluar nga peshqit që kemi parë deri më tani”- kanë deklaruar fshatarët e zonës në Kinën Lindore.
Fotot e peshkut misterioz po bëjnë xhiron e botës. Krijesa ngjyrë gri me lëkurë të butë dhe me shkëlqim, ngjason me një delfin, por egërsia e bishës nuk ka lidhje me atë të një delfini. Banorët në provincën Zhejiang në Kinën lindore nuk e fshehin tronditjen e tyre për bishën e çuditshme që kanë parë.