• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas librit, një dokumentar dhe një film nga Angela Martini

Karriera e saj nisi si modele, ndërsa sot Angela Martini është autore e librit të saj të parë “Dashuri, Shpresë, Dritë”. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në kanalin e njohur amerikan “KTLA 5”, për të folur mbi librin e saj dhe planet e së ardhmes. Bukuroshja shqiptare nuk ka hezituar të flasë edhe për Shqipërinë, që e quan një vend të bukur dhe tregon se është mjaft e dashuruar me të. Më pas Angela zbuloi fillimet e saj të karrierës së modele. “Në fakt unë kam bërë veten modele. Kur jetoja në Zvicër sepse atje jam rritur, shikoja reality show për modelet ne Miami dhe një javë me vonë i thashë vetes ‘wow unë duhet ta bëj këtë’. Pastaj prenotova një biletë me një drejtim dhe të nesërmen u paraqita në agjenci dhe ju thashë ja ku jam. Atëherë isha 21 vjeçe dhe mendoja se isha e paprekshme. Pastaj u zhvendosa në New York dhe aty vijova me karrierën e modelimit, pastaj përfundova ne Miss Universe ku përfaqësoja Shqipërinë dhe aty takova dhe Donald Trump”, u shpreh Angela. Ndër të tjera ajo ka zbuluar edhe disa nga planet që ka për të ardhmen. “Do të merrem me prodhimin e filmave të shkurtër dhe një dokumentar që do të dalë së shpejti. Shpresojmë që do të dalin në NETFLIX. Për dokumentarin nuk mund të flas ndërsa filmi i shkurtër flet për sumerët që janë ndër qytetërimet e para”, zbuloi modelja. Me siguri edhe këto projekte do të rezultojnë një sukses, ashtu si ishte dhe libri i saj i parë.

https://ktla.com/morning-news/from-beauty-queen-and-model-to-life-coach-with-author-angela-martini/amp/