• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas largimit nga ‘Ora News’, Kastro Zizo zbulon projektin e radhës

Këngëtari i njohur, Kastro Zizo është larguar së fundmi nga ekrani i ‘Ora News’ ty ku drejtonte programin e tij dhe fill pas këtij momenti ka lajmëruar projektin e tij më të ri.

Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ai ka treguar se bëhet fjalë për një kompeticion muzikor.

“@urta_fest kompeticioni më i ri në tregun shqiptar. Luten të gjithë artistët e rinj dhe jo vetëm të dërgojnë materiet e tyre në formatin mp3 në adresën [email protected] vetëm në rrymat Hip-hop, Reggae, Reggaeton, Dance Hall. Është mundësia juaj për t’u promovuar. Për të gjithë Beat Makers dhe Mc”, ka shkruar Kastro në foton e tij të fundit në rrjetet sociale.

Kujtojmë se ai ka dalluar gjithmonë për rrymën muzikore që ka sjellë dhe stilin mjaft të veçantë në projektet e tij muzikore të shumëkomentuara./revistawho.com