• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas lajmit të shtatzënisë, Sophie Turner në përpjekje për të fshehur format e saj

Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi se dyshja e njohur, Sophie Turner dhe bashkëshorti i saj, Joe Jonas ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Turner ka vendosur të mos prononcohet ende publikisht për këtë fakt, megjithatë së fundmi ajo është fotografuar së bashku me partnerin e saj e veshur e gjitha me të zeza. Detaji që ka rënë në sy ka qenë xhaketa e zezë qe Sophie kishte veshur, duke u përpjekur të fshehë format e saj.

Turner ka tërhequr vëmendjen dhe me ndryshimin në peshë, gjë e cila është komentuar edhe në rrjetet sociale.

Pas këtij momenti fansat janë duke pritur me padurim një deklaratë publike nga dyshja, nga ku do të konfirmohet dhe lajmi i shtatzënisë dhe planeve të së ardhmes që ata do të kenë./revistawho.com