• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas lajmit të shtatzënisë, Olta Boka i dedikon si rrallëherë fjalët më të ndjera partnerit të saj

Pas fotos së ëmbël me barkun e rrumbullakosur në muajin e saj të nëntë, Olta Boka ka vendosur që t’i dedikojë si rrallëherë fjalët më të ndjera partnerit të saj.
“Ti je pikënisja e kapitullit më të bukur të jetës sime! Sidoqoftë e ardhmja, sot më lejo të të shtrëngoj dorën dhe së bashku t’i japim ngjyra aventurës që kemi nisur. Kështu do ta kemi më të lehtë të themi që historia jonë i përngjan një fotografie, në çastin e shkrepjës të së cilës, buzëqeshëm të lumtur për të mbetur të tillë deri në fund”, ka shkruar këngëtarja krah pozës ku është përqafuar së bashku me partnerin e saj.
Olta ka ndarë edhe në ‘Instastory’ disa pamje nga festa e shtatzënisë së bashku me mikeshat e saj më të mira. Boka e ka personalizuar të gjithë festën në ngjyrën rozë, duke krijuar kujtimet më të bukura për të voglën e saj.