• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas lajmit të shtatzënisë, Eduarti e ka të qartë se çfarë profesioni do të ketë fëmija i tij dhe i Arbanës

Regjisori i ‘Dua të të bëj të lumtur’ dhe njëherazi partneri i moderatores Arbana Osmani, Eduart Grishaj ka qenë ditën e sotme i ftuari i rubrikës ‘E diella Proçes’ në programin e së dielës ‘E diell’.

Pak ditë më parë dyshja zbuluan se do të bëhen prindër shumë shpejt ndaj dhe pyetjet e Manushit rreth gjinisë nuk munguan.

Megjithatë Edi u përgjigj duke pohuar se nëse do të jetë vajzë dëshiron të bëhet regjisore si ai, ndërsa nëse do të jetë djalë do kishte dëshirë të bëhej futbollist. Me siguri Arbana dhe Eduarti duhet të jenë shumë të lumtur për këtë moment special në jetën e tyre dhe faktit se shumë shpejt fryti i dashurisë së tyre do të vijë në jetë./revistawho.com