Disa javë më parë reperi i njohur, Skerdi njoftoi të gjithë ndjekësit e tij se shumë shpejt ai dhe partnerja e tij, gazetarja Vesa Ago, do të bëheshin prindër për herë të parë.
Ndërsa pasditen e sotme e ftuar në emisionin ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, partnerja e Skerdit rrëfeu se si ja dha lajmin e shtatzënisë.
“Skerdi do bëhesh baba”, ishte mesazhi i cili bëri që artisti të udhëtonte menjëherë ditën tjetër për në Kosovë për të bërë kështu kontrollin e nevojshëm. Përveç kësaj pjese, Vesa zbuloi se Skerdi nuk është njeri surprizash, megjithatë fill pas këtij momenti ai hyri në studio me një buqetë me lule për partneren e tij. Ky moment i dhuroi shumë emocione Agos, e cila nisi të lotojë.
Tashmë ajo ndodhet në muajin e 6-të të pritjes së ëmbël dhe shume shpejt pritet të bëhen prindër me një fëmijë, gjininë e të cilit nuk e kanë zbuluar ende për publikun./revistawho.com