• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas krizës në çift, “Kahramani” vendos të martohet për herë të dytë

Aktori Ozcan Deniz i njohur si “Kahraman”, ka kaluar një periudhë aspak të mirë në martesën e tij. Vetëm një vit pas martesës, ai dhe bashkëshortja e tij Feyza Aktan patën një krizë dhe vendosën të divorcoheshin. Madje Feyza kërkoi një shumë të madhe parash nga aktori gjatë proçesit të divorcit. Megjithatë disa muaj pas ndarjes, çifti ka vendosur të ribashkohet. Ata po jetojnë bashkë në shtëpinë e tyre gjatë kësaj periudhe karantine dhe festuan si një familje ditëlindjen e djalit të tyre. Mediat turke raportojnë se në festën e ditëlindjes, aktori i ka propozuar për herë të dytë bashkëshortes. Pritet që së shpejti Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan të celebrohen për herë të dytë. Në festën e ditëlindjes çifti publikoi një foto me djalin e tyre, Kuzey duke i uruar publikisht ditëlindjen./revistawho.com