• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas koncertit recital, Manjola Nallbani ka këto fjalë për t’i thënë Aurelës dhe Elit

Disa muaj më parë, artistja e njohur, Manjola Nallbani mbajti koncertin e saj recital, i cili bëri bashkë dashamirës së muzikës së saj, por dhe miqtë më të afërt të këngëtares. Në një moment special si ky, nuk mund të mungonin dhe dy miket e ngushta të Manjolës, Aurela Gaçe dhe Eli Fara, të cilat performuan së bashku me të në skenë.

Së fundmi Nallbani ka publikuar një video të shkëputur nga ky moment, krah së cilës ka shkruar: “Një nga momentet që më ka kënaqur më shumë. Ju jeni artiste të mëdha, por unë në radhë të parë ju kam dashur gjithë jetën dhe si mike”.

3 artistet kanë treguar edhe në skenë se gëzojnë një miqësi shumëvjeçare dhe se tashmë ndihen krenare për arritjet e njëra-tjetrës./revistawho.com