• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas koncertit recital, Aurela Gaçe vlerëson Manjola Nallbanin: Krenare për ty diva

Mbrëmjen e djeshme Manjola Nallbani mbajti një koncert recital për kënaqësinë e gjithë fansave të saj, që e kanë ndjekur dhe dashur për 30 vite me radhë. Në koncert pati një ndërthurje të të gjitha gjinive muzikore, nga opera, tek kënga popullore dhe muzika moderne. Për ta bërë sa më të bukur koncertin e saj, Manjola kishte ftuar edhe artistë të tjerë shqiptarë për të kënduar dhe shoqëruar atë në një pjesë të këngëve. Ndër ta artistja kishte zgjedhur Aurela Gaçen, Eli Farën, Kastriot Tushën etj që dhuruan një spektakël të jashtëzakonshëm.

Pas koncertit Aurela i dedikoi dhe disa fjalë shumë të ngrohta koleges së saj, të cilën e ka konsideruar si një Diva.

“Mbrëmë koncerti recital i artistes shumë dimensionale, ku regjistri i zërit kalonte nga opera të famshme në muzikë të lehtë e deri tek këngët popullore e qytetare. Këto vlera ka 30 vjet që i shpalos, por mbas gruas që punon fort është edhe një nënë e bashkëshorte e përkushtuar, një profesoreshë e palodhur me studentët e Akademisë, një mike e mirë…unë frymëzohem nga njerëz që nuk rreshtin së punuari, së kërkuari nga vetja edhe atëherë kur duket se kanë arritur gjithçka duhet. Kam bindje se vajzat e tua gjithë këto vite kanë parë sakrifica e mbrëmë kanë ndjerë krenari për mamin që nuk rresht. Manjola Nallbani krenare për ty diva”, ka shkruar Gaçe për suksesin e mikes së saj. Përveç fansave të shumtë të Manjolës, në koncert nuk munguan as personazhet e njohur dhe familjarë të saj. /revistawho.com