• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas koncertit, Luana Vjollca e emocionuar nga dhuratat e fansave: Më vjen të qaj

Luana Vjollca është kthyer në një nga personazhet publikë shqiptarë më të dashur dhe kjo për shkak të impenjimeve të saj të shumta edhe në muzikë. Moderatorja numëron një sërë koncertesh të mbajtura deri më tani, ndërsa së fundmi me anë të një videoje të publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ka zbuluar dhuratat e bëra nga fansat e zjarrtë të cilët e shoqërojnë në çdo dalje publike.

Nga pamjet dallohet se Luana ka marrë disa postera me fotot e saj dhe mbishkrime krah tyre, ndërsa në ‘Instastory’ ka ndarë një video teksa vendos varësen e dhuruar nga ‘Luanator’. “Pas koncertit, ndjenja më e bukur në botë. Luanator ju dua, fansat e mi janë më të mirët”, ka shkruar Vjollca krah videos duke shtuar se ishte emocionuar shumë dhe i vinte për të qarë.

Mesa duket fansat e bukuroshes kujdesen t’i dhurojnë asaj kujtimet më speciale nga koncertet e mbajtura në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës./revistawho.com