• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas koncerteve shplodhja është vetëm Hana, Mozzik publikon momentet speciale familjare

Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë disa javë më herët, por pavarësisht angazhimit familjar, të dy këngëtarët kanë vazhduar paralelisht edhe me karrierën e tyre muzikore. Dy të dashuruarit ndajnë shpesh me ndjekësit foto të vajzës dhe momente pranë saj. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe mbrëmjen e sotme.

Disa minuta më parë Mozzik ka publikuar disa foto dhe momente speciale nga mbrëmja mes njerëzve më të rëndësishëm. Pas koncertit të fundit që çifti i njohur ka pasur, kthimi në ‘vatrën’ familjare ka qenë shumë i ndjerë. Reperi ka fotografuar bashkëshorten e tij teksa përkund të voglën në krahët e saj duke u përpjekur ta vërë në gjumë.

Në të tjera momente shfaqet e vogla Hana që rritet çdo ditë.

Çifti i njohur i këngëtarëve e mbajtën të fshehtë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël deri në momentin që e vogla erdhi në jetë./revistawho.com