• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas klipit surprizë për ditëlindje, Luana Vjollca zbulon se çfarë i është dashur të bëjë për një skenë

 

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca zgjodhi t’i bënte fansave dhuratën më të bukur për ditëlindje duke publikuar projektin e saj më të fundit muzikor me titull ‘Ti Amo’.
Ashtu siç pohoi dhe vetë Vjollca, i gjithë videoklipi ishte xhiruar pa asnjë ndalesë dhe punime në produksion. Ndërsa ditën e sotme ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale, një video teksa xhiron skenat e ‘Ti Amo’. Aty shfaqet Luana duke vrapuar nga njëri vend në tjetrin për të kapur skenën e radhës. Mesa duket pas një projekti të realizuar në mënyrën më të mirë fshihet një punë e palodhshme nga vetë Luana.
Në vetëm pak javë pritet që moderatorja të rikthehet edhe në ekranin e ‘Top Channel’ çdo të shtunë mbrëma me projektin e fundit televiziv, të cilin nuk e ka zbuluar ende./revistawho.com

CLOSE
CLOSE