• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Pas kërkesave të shumta nga ndjekësit, Meghan Markle zbulon një tjetër foto të Archie-t

Që prej ardhjes në jetë të Archie-t ndjekësit e pallatit mbretëror kanë qenë tepër kureshtarë rreth pamjes së të voglit për shkak se Meghan dhe Harry kanë publikuar rrallëherë foto të tij. Së fundmi dukesha e Sussex ka zgjedhur të ndajë të tjera pamje të vogëlushit nga seti fotografik që çifti realizoi në pagëzimin e tij disa muaj më parë. Në to duke fare qartë pamja e të voglit, teksa ndodhet në prehrin e Meghan. Fansat kanë reaguar menjëherë pas këtij postimi duke e komplimentuar dukeshën që zgjodhi të ndajë të tjera momente me fansat në rrjetet sociale.

Kujtojmë se disa javë më parë, Markle shoqëroi së bashku me Archie-n partnerin e saj në ndeshjen e polos krah Princ William./revistawho.com