Vazhdojmë të nxjerrim nga sirtari gjëra që i kemi përdorur në fëmijëri, se kështu është moda. Pas karficave dhe fjongove që po i shohim kudo në Instagram, është rradha e lidhëseve që përdornim kur ishim të vogla. Ashtu si karficat e fjongot, edhe lidhëset tregojnë një pamje të lezetshme e fëminore për këdo që i ka përdorur kohët e fundit. Dhe sigurisht vajzat e njohura kanë qenë të parat, si Arbana Osmani, Era Istrefi, Estela Ujka, Loredana, Anxhelina Kotorri, Kristina Bakiu etj.
E mira e këtij trendi është se nuk keni nevojë të rrini para pasqyrës për të bërë modele flokësh, por mjafton t’i kapni ato me lidhëse dhe jeni shumë ok.
Mund të veproni si Loredana që i ka kapur topuz, si Arbana, Anxhelina dhe Estela që i kanë kapur flokët gjysmë, ose si vajzat e tjera të mëposhtme që i kanë kapur të gjitha flokët dhe duken shumë ‘cute’.